FËMIJËT NË BRITANI DALLOJNË LAJMET E RREME

Regullatori britanik për komunikime Ofkom para një kohe të caktuar, pregatiti hulumtim interesant në lidhje me atë se si fëmijët reagojnë në lajme të rreme.

Sipas të dhënave nga ky hulumtim, fëmijët për lajme më së shumti informohen nga televizioni si medium, me 64%  e pastaj nga rrjetet sociale me 56% .

Fëmijët britanik më së shpeshti përdorin rrjetet sociale Fejsbuk dhe Tviter.

Fëmijët në moshë prej 12 deri në 15 vjeçare, platformin Jutjub e njohin si brend dhe atë madje 94%. Kurse 81% të fëmijëve në cilëndo moshë përdorin këtë kanal për të parë klipe dhe video përmbajtje të ndryshme.

Ajo që është karakteristike për këtë hulumtim të regullatorit britanik për komunikime, është fakti që fëmijët në Britani në numër të madh mund të dallojnë rrezik nga informimi i rremë. Fëmijët përdorin Fejsbukun si medium social. Mirëpo, kur bëhet fjalë për informim, ata prap së prap janë mjaft të kujdesshëm sa i përket besueshmërisë së informatave të cilat i kanë lexuar në këtë rrjet.

Madje 73%  nga fëmijët më të rritur janë të vetëdijshëm për „lajmet e rreme“.  86%  nga fëmijët në moshë prej 12 deri në 15 vjet kanë kryer kontrollim të lajmit pa marrë parasysh prej ku e kanë zbuluar. Interesante është të shtohet, se ata kanë ndjekur edhe komentet për origjinalitetin e lajmit. 46 përqind prej fëmijëve thonë se e kanë pasur të rëndë të thonë vallë lajmë në mediumin social është i vërtetë.

6 nga 10 fëmijë janë të pregatitur të bëjnë diçka në lidhje me zbulimin e lajmit të rremë.

Këto të dhëna të regullatorit britanik për komunikime janë dëshmi e shkëlqyeshme, e cila flet për rëndësinë e integrimit të arsimimit medial në procesin arsimorë, që nga mosha më e vogël.

Leave a Reply

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap