Për Ne 

Projekti Lufta kundër lajme dhe narracione të rrejshme (F2N2)*, është një projekt i pavarur i Asociacionit qytetar MOST, që filloi me implementim në nëntor të vitit 2018 për të luftuar në mënyrë sistematike dezinformatat e hapësirës mediatike në internet, duke përdorur mjete të ndryshme dixhitale, kode dhe softuere me të dhëna të llojit të hapur. 

 

Çka punojmë? 

Ekipi ynë përpiqet të rikthejë besimin e qytetarëve në demokraci dhe në vlerat demokratike përmes demaskimit të dezinformatave. Ne zbatojmë vëzhgim dhe hulumtim, dhe opinionit i ofrojmë rekomandime dhe analiza eksperte. Poashtu, mbledhim dhe analizojmë të dhëna për kanalet e shpërndarjes së dezinformatave.  

Fokusi ynë parësor është vëzhgim gjithëpërfshirës dhe sistematik i zhvillimit të narracioneve dezinformuese (vendase dhe të huaja), që paraqiten në kohën e ngjarjeve kyçe lidhur me integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Njëashtu, qëllimi ynë është edhe trendi i narracioneve dezinformuese lidhur me ngjarje të tjera relevante.  

Duke bashkuar një shoqëri që ndan vlera demokratike, informacione kredibile dhe të bazuara në fakte, ne përpiqemi për një Maqedoni të Veriut të lirë, të sigurt dhe të prosperuar, plotësisht të integruar në BE dhe NATO.