Tekstet dezinformuese
*Tekstet do të kategorizuar në bazë të përkufizimeve të lartpërmendura.
Përzgjedhja e burimeve mediatike për monitorim
Monitorimi i përfshin këto lloje të mediave:
Onlajn – internet portale
TV-kanale
Media sociale
Procesi i përzgjedhjes së mediave u realizua në bazë të shpeshtësisë së dezinformatave të publikuara, duke e shfrytëzuar të ashtuquajturin metodë “snowball” (për portalet e internetit) dhe raportet periodike të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të Maqedonisë së Veriut (për stacionet televizive) për rejtingun dhe për frekuencat e produkteve mediatike. Procesi i organizuar përmes disa niveleve të monitorimit dhe kontrollit, i filtron artikujt nga personat përgjegjës për monitorim, të cilat kualifikohen për demaskim/investigim dhe publikim. Çdo artikull është përpiluar në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Segmente të F2N2
Produktet e përgatitura nga F2N2 janë ndarë në katër pako të ndryshme: Dezinformata, D-narracione, Analiza dhe Video.
Segmenti Dezinformata përmban artikuj të shkurtër të cilët kryesisht janë fokusuar drejt dezinformatave të cilat publikohen nga ndonjë medium/grupe ose profile publike në rrjete sociale. Ky segmet u ofron lexuesve storje të shkurtra dhe të lehta për lexim, me fakte dhe prova të cilat e dëshmojnë “vlerësimin” e dezinformatës së analizuar. Natyra e kësaj pjese është të ofroj reagim të shpejtë ndaj dezinformatave të vërejtura përmes monitorimit, me ç’rast lexuesve do t’u mundësoj të kenë informata në kohë dhe të besueshme para se të krijohet ndonjë narracion dhe i njëjti të përhapet në mediat sociale. Baza e të dhënave me të gjitha rastet mund të kërkohet përmes dy parametrave: vlerësim i tekstit dhe tema, duke ofruar kështu pasqyrë historike të narracioneve dezinformuese.
Artikujt në këtë segment përpilohen sipas hapave në vijim:
- Titulli i F2N2të artikullit;
- Vlerësimi i teksit;
- Shfaqja e titullit origjinal të tekstit;
- Përshkrim të dezinformatës;
- Link deri te artikulli origjinal;
- Link deri te artikulli origjinal i arkivuar;
- Kontroll i fakteve, hulumtim, konsultim;
- Demaskim të dezinformatës: vlerësim i shpjeguar qartë i bazuar mbi fakte të konstatuara dhe mbi metodologjinë e vlerësimit.
Ky segment iu ofron lexuesve analizë jo shumë të gjatë të narracionit dezinformues, i krijuar rreth një çështjeje të caktuar, e bazuar në disa artikujt publikuar dhe të shpërndarë. Ky produkt iu ofron lexuesve pasqyrë të fakteve, tendencave, zhvillimit të narracionit dezinformues në internet dhe media sociale, sipas parametrave të caktuara kohore dhe gjeografike, për shembull: kush i pari e ka publikuar lajmin dhe kur, kush e ka ndryshuar kontekstin, kur është paraqitur narracioni dezinformues dhe rreth cilit eveniment të rëndësishëm dhe/ose si është zhvilluar dezinformata.
Segmenti Analiza iu ofron lexuesve mundësi që të marrin më shumë tekste akademike dhe shkencore për çështjet që janë objekt të dezinformatës. Kjo pjesë do t’i shfrytëzoj shërbimet e ekspertëve të ndryshëm akademikë dhe të ekspertëve nga praktika, me ç’rast do të ofrohen informata konkrete, sqarime dhe skema e modele praktike për një çështje të caktuar.
Segmenti Video do të prodhoj përmbajtje në formë të videove të shkurtëra me sqarime lehtësisht të kuptueshme për dezinformatat dhe shkaktarët e tyre, si dhe prezantim të F2N2 teksteve