Metodologjia

Metodologjia i përfaqëson parimet kryesore mbi të cilat bazohet Projekti, duke i përfshirë edhe informatat kryesore për si vijojnë: Diferencimi i llojeve të dezinformatave dhe evaluimit vlerësimi i shenjave, mënyra e përzgjedhjes së shtëpive mediatike të cilat monitorohen, sqarimi i produkteve të ndryshme dhe temat të cilat do të përfshihen.

Tekstet dezinformuese

Dezinformatat paraqiten në forma të ndryshme. U jepet të gjitha teksteve të cilët përmbajnë informacione të rrejshme, të plasuara me qëllim, të cilat përhapen që të krijojnë konfuzion, manipulim ose interpretim të gabuar. Dezinformata mund të përbëhet nga informacioni i rrejshëm, plotësisht i sajuar ose është kombinim i informacioneve të sajuara dhe të informacioneve pjesërisht të vërteta, keqpëdorim të burimit të informacionit si dhe pretendime (pohime) të sajuara nga burime zyrtare. Varësisht qëllimi i tyre dhe publikut të synuar, i dallojmë këto kategori.
1

Lajm i rrejshëm

vlerësimit i ndahet tekstit origjinal i cili plotësisht është gjeneruar nga media e cila e ka publikuar dhe përmban informacione dhe pohime të rrejshme. Përmbajtja e cila është vlerësuar konsiderohet si lajm i rrejshëm i krijuar me qëllim që ta dezinformoj publikun, përkatësisht bëhet fjalë për pohim i cili është krejtësisht i pasaktë dhe prezantohet si fakt
2

Teoria e konspiracionit

tekst i cili ofron përshkrim të rrejshëm apo të paverifikuar të ngjarjeve ose personave të caktuar, duke i prezantuar si pjesë ose si rezultat të ndonjë plani të fshehtë (konspiracion).
3

Spin

propagandë e cila arrihet përmes keqinterpretimit të informatave dhe fakteve në mënyrë që publiku të fokusohet drejt interesave të krijuesve të tyre
4

Clickbait (Click-mashtrimi)

artikulli, titulli i të cilit nuk korrespondon me tekstin. Titulli zakonisht është sensacional, me qëllim që të tërheq një numër më të madh të vizitorëve në ueb-portal. Në numër të madh të rasteve, clickbait përdoret për marketing dhe për qëllime përfitimi, por ka edhe një lloj tjetër më të rrezikshëm të clickbait-it, të cilat e përmbajnë dezinformatën në vetë titullin. Ky lloj mund t’i mashtrojë lexuesit edhe pa e lexuar tekstin.
5

Gjuha e urrejtjes

të gjitha tekstet të cilat nënçmojnë, keqtrajtojnë ose provokojnë dhunë ose aktivitete të mbështetura në paragjykime ndaj personave ose grupeve të njerëzve për shkak të përkatësisë së tyre racore, gjinore, moshës, përkatësisë etnike, nacionalitetit, religjionit, identitetit seksual, identitetit gjinor, handikapit, kapacitetit verbal, pikëpamjeve morale ose politike, klasës socio-ekonomike, etj.
*Tekstet do të kategorizuar në bazë të përkufizimeve të lartpërmendura.

Përzgjedhja e burimeve mediatike për monitorim

Monitorimi i përfshin këto lloje të mediave:

Onlajn – internet portale

TV-kanale

Media sociale

Procesi i përzgjedhjes së mediave u realizua në bazë të shpeshtësisë së dezinformatave të publikuara, duke e shfrytëzuar të ashtuquajturin metodë “snowball” (për portalet e internetit) dhe raportet periodike të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të Maqedonisë së Veriut (për stacionet televizive) për rejtingun dhe për frekuencat e produkteve mediatike. Procesi i organizuar përmes disa niveleve të monitorimit dhe kontrollit, i filtron artikujt nga personat përgjegjës për monitorim, të cilat kualifikohen për demaskim/investigim dhe publikim. Çdo artikull është përpiluar në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Segmente të F2N2

Produktet e përgatitura nga F2N2 janë ndarë në katër pako të ndryshme: Dezinformata, D-narracione, Analiza dhe Video.

Segmenti Dezinformata përmban artikuj të shkurtër të cilët kryesisht janë fokusuar drejt dezinformatave të cilat publikohen nga ndonjë medium/grupe ose profile publike në rrjete sociale. Ky segmet u ofron lexuesve storje të shkurtra dhe të lehta për lexim, me fakte dhe prova të cilat e dëshmojnë “vlerësimin” e dezinformatës së analizuar. Natyra e kësaj pjese është të ofroj reagim të shpejtë ndaj dezinformatave të vërejtura përmes monitorimit, me ç’rast lexuesve do t’u mundësoj të kenë informata në kohë dhe të besueshme para se të krijohet ndonjë narracion dhe i njëjti të përhapet në mediat sociale. Baza e të dhënave me të gjitha rastet mund të kërkohet përmes dy parametrave: vlerësim i tekstit dhe tema, duke ofruar kështu pasqyrë historike të narracioneve dezinformuese.

Artikujt në këtë segment përpilohen sipas hapave në vijim:

  • Titulli i F2N2të artikullit;
  • Vlerësimi i teksit;
  • Shfaqja e titullit origjinal të tekstit;
  • Përshkrim të dezinformatës;
  • Link deri te artikulli origjinal;
  • Link deri te artikulli origjinal i arkivuar;
  • Kontroll i fakteve, hulumtim, konsultim;
  • Demaskim të dezinformatës: vlerësim i shpjeguar qartë i bazuar mbi fakte të konstatuara dhe mbi metodologjinë e vlerësimit.

Ky segment iu ofron lexuesve analizë jo shumë të gjatë të narracionit dezinformues, i krijuar rreth një çështjeje të caktuar, e bazuar në disa artikujt publikuar dhe të shpërndarë. Ky produkt iu ofron lexuesve pasqyrë të fakteve, tendencave, zhvillimit të narracionit dezinformues në internet dhe media sociale, sipas parametrave të caktuara kohore dhe gjeografike, për shembull: kush i pari e ka publikuar lajmin dhe kur, kush e ka ndryshuar kontekstin, kur është paraqitur narracioni dezinformues dhe rreth cilit eveniment të rëndësishëm dhe/ose si është zhvilluar dezinformata.

Segmenti Analiza iu ofron lexuesve mundësi që të marrin më shumë tekste akademike dhe shkencore për çështjet që janë objekt të dezinformatës. Kjo pjesë do t’i shfrytëzoj shërbimet e ekspertëve të ndryshëm akademikë dhe të ekspertëve nga praktika, me ç’rast do të ofrohen informata konkrete, sqarime dhe skema e modele praktike për një çështje të caktuar.

Segmenti Video do të prodhoj përmbajtje në formë të videove të shkurtëra me sqarime lehtësisht të kuptueshme për dezinformatat dhe shkaktarët e tyre, si dhe prezantim të F2N2 teksteve