BE DO TË FURNIZOHET ME 30.000 DOZA NGA ILAÇI REMDESIVIR PËR MJEKIMIN E PACIENTËVE ME KOVID-19

BRUKSEL (Rojters) – Bashkimi Europian të mërkurën 29.07.2020, njoftoi se është arrirë marrëveshje për furnizim me një sasi të caktuar të ilaçit Remdesivir. Furnizimi me ilaç do të bëhet nëpërmjet kompanisë farmaceutike amerikane Gillead. Sipas pritshmërisë, me këtë furnizim do të kënaqen nevojat afatshkurte të pacientëve europianë, kurse sipas planit parashihet se sasi më e madhe do të mund të sigurohet më vonë.

 

Ky ilaç është i vetmi i cili deri më tani është akredituar në BE për mjekimin e pacientëve me simptoma serioze të KOVID-19, por thuajse gjithë rezervat e ilaçit në dispozicion, veçmë i kanë blerë SHBA-të.

 

Komisioni i BE-së u dakordua të paguajë 63 milionë euro (74 milionë dollarë amerikanë), me qëllim që të kryejë furnizmin e kufizuar, i cili do të mundësojë mjekimin e rreth 30.000 pacientëve, thuhet në njoftim.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap