BUNDESLIGA GJERMANE DO TË VAZHDOJË KËTË MUAJ, NJOFTOI MERKEL

Sezoni gjerman i Bundesligës mund të vazhdojë këtë muaj, konfirmoi kancelarja Angela Merkel.

 

Kjo nënkupton që Bundesliga do të bëhet liga e parë e madhe në Evropë që do të kthehet në fushë, ndërsa data specifike e vazhdimit pritet të konfirmohet nga Liga e Futbollit gjerman (DFL) sot 07.05.2020.

 

Të gjitha ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura. Me nëntë ndeshje të tjera deri në fund, Bayern Munich është në krye të tabelës, katër pikë përpara Borussia Dortmund.

 

Christian Seifert, drejtori kryesor ekzekutiv i DFL deklaroi: “Vendimi i sotëm është një lajm i mirë për Bundesligën dhe Bundesligën 2. Pritet përgjegjësi e madhe nga klubet dhe punonjësit e tyre në drejtim të zbatimit të kërkesave mjekësore dhe organizative në një mënyrë të disiplinuar.”

 

Burim: BBC.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap