FACEBOOK STORJE NË PËRPJEKJE PËR TË NJOLLOSUR PUNËN E SISTEMIT SHËNDETËSOR

Dezinformata nr:

#189

Data:

26.10.2020

Portali:

newzupdate

Koha për lexim:

4 мин.

Titulli origjinal: Kalina me MESAZH për Qeverinë që çoi në këmbë publikun: Shëndeti nuk mbrohet me polici

Më 26 tetor portali anonim Newz Update publikoi tekst me titull: Kalina me MESAZH për Qeverinë që çoi në këmbë publikun: Shëndeti nuk mbrohet me polici. Në përmbajtjen e këtij titulli në mënyrë integrale është transmetuar facebook post nga Kalina Petrovska Makedonska e cila prezantohet si ish punonjëse shëndetësore dhe turpërohet nga profesioni, sepse vlerëson se edhe punonjësit shëndetësorë janë bashkëpuntorë në kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Në një ndodhi në të cilën gjoja se ka qënë dëshmitare, disa fëmijë në moshë shtatë vjeçare kanë luajtur në park me maska, kurse kur i kanë pyetur nga çka frigohen, ata janë përgjigjur se kanë frikë nga korona, kurse frikën u’a ka mbjellë doktor Filipçe. Ajo shfrytëzon këtë për të pretenduar se epidemia është planifikuar (plandemia) dhe se gjithë jemi viktima të satanizmit. Në fund përfundon se shëndeti nuk mbrohet me polici dhe gjoja se kjo është diktaturë ushtarake shëndetësore.

Portali anonim Newz Update transmeton facebook status të një personi të panjohur për publikun, Karolina Petrovska Makedonska, i cili me të vërtetë shqetësoi publikun, duke marrë parasysh se publikimi i saj ka aritur një numër të madh facebook interakcione. Në përhapjen e këtij statusi nuk ngelën anash dhe disa nga facebook faqet dhe grupet e njohura mirë, mes të cilave janë: Maqedonia dhe Rusia † Aleanca Ortodokse, Mesazhje Ditëlindjesh, Perla Maqedonase, VETËM DIELLI ËSHTË MË I VJETËR SE MAQEDONIA !!!!!, Faqe humori, Maqedonia – vend biblik, Mesazhe dashurie <3, Novosti MK, Lajme interneti, Digital News, Të rinjtë për Maqedoninë 2020, PERLA BALLKANI, Për në Maqedoni.

Parashtrohet pyetja kush është Kalina Petrovska Makedonska, që “meritoi” madje dhe titull në portal që qarkullon në hapësirën tonë mediale, edhe pse anonim, pa impresium të shprehur dhe redaksion ose autorë të teksteve, por me rrjet mjaft të zhvilluar për përhapjen e dezinformatave. Portali transmeton publikim të një personi të panjohur për publikun, që shpreh qëndrim personal në facebook profilin e vet.

Si burim të informatës në të cilin bazohet profili, kontrolluam facebook profilin e personit në fjalë dhe hasëm se Kalina nuk ka ngelur vetëm me këtë publikim. Ka vijuar tjetër publikim në të cilin gjithashtu ka shpjeguar një ndodhi tjetër, se një grua 70 vjeçare e cila ka mbajtur maskë N95 ka humbur ndjenjat, kështu Kalina ka konstatuar se kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së oksigjenit, duke akuzuar në postim ministrin Filipçe, Komisionin dhe Qeverinë, se në mënyrë të vetëdijshme po vrasin njerëz. Vallë dy ndodhitë e shpjeguara janë të vërteta apo jo, ngel të vlerësoni vetë.

Posedimi i qëndrimit politik është tërësisht legjitim, por është e palejueshme që përkatësia politike të shfrytëzohet për diskreditimin e punës të sistemit shëndetësor, me një numër të madh teori konspiracioni për lidhjen e koronavirusit me 5G rrjetin, për satanizëm në shëndetësinë maqedonase. Jemi dëshmitarë se pandemia e koronavirusit solli me vete një numër të madh dezinformatash dhe teori konspiracioni, por qytetarët duhet në mënyrë të vetëdijshme të vendosin në çka do të besojnë, nëpërmjet kontrollimit të informatave dhe paraprakisht duke sjellë përfundime të argumentuara.

Përpjekjet e këtilla për të hedhur njollë mbi punën e institucioneve në këtë periudhë mund vetëm të dëmtojë shëndetin publik, sepse nxisin mosrespektimin e masave për mbrojtje të cilat për momentin janë mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Leave a Reply

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap