HAKERI I CILI PRETENDON SE KA ARRIRË TË HYJË NË SISTEMIN E ROBOTËVE TË PPS SHPJEGON SE SI “PUNOJNË”

Tags: BotsHackersSNS
By May 12, 2020 Other

Si funksionojnë të ashtuquajturit botë partiak? Haker i cili pretendon se ka hyrë në sistemin e shkrimit të organizuar të komenteve në internet portale, thotë se, sipas të dhënave të tij, një pjesë e madhe e aktivistëve në internet janë të punësuar në ndërmarrjet publike.

Sipas legjendës, Robin Hud është hero anglez, i cili, pasi që ngel pa pallatin e tij, vjedhë nga të pasurit dhe shpërndan te të varfërit. Robin Hudi serb, nga ana tjetër, është haker i cili hyn në pallatin digjital të partisë qeveritare, në sistemin „Pallat“, në të cilin, sipas pretendimeve të tij, botët partiak shpërndajnë lavdërime dhe kritika në internet. Në përkthim, organizatë digjitale e cila regruton njerëz me detyrë për të shtrembëruar opinionin publik në favor të Partisë Përparimtare Serbe.

“Për shembull, nëse në një prej portaleve shfaqet lajm që është i rëndësishëm për partinë qeveritare, dhe të themi se ka të bëjë me Presidentin e Republikës dhe me disa aktivitete të tij që duhet të promovohen ose lavdërohen, në të njëjtin moment, shkruhet udhëzim për këtë lajm dhe botët drejtohen kah ky portal dhe ky lajm, me çka janë të obliguar të shkruajnë tekste lavdëruese, të lartësojnë figurën dhe veprën e president, por sipas udhëzimeve të definuara rreptësisht“, thotë @robinxud për TV Nova S.

Udhëzimet lëvizin nga lavdërime të diktuara për liderë të caktuar të partive dhe deri në njollosje të liderëve të caktuar opozitarë. Për shembull, kur kryetari i Lëvizjes së qytetarëve të lirë publikoi fotografi me murgun nga manastiri Deçan, aktivistëve u është urdhëruar të diskreditojnë të dy: “Më fortë këtu – Janjiq është turp për KOS, buzëqesh me një narkoman të tillë. Lërë që ti je një lolo i zakonshëm, por Janjiq është turp i madh për besimtarët. Narkoman i cili për Kosovën thotë se është shtet i pavarur”.

Sipas përfundimit të tij, sistemi është implementuar para gjashtë viteve, kurse nëpër të kanë kaluar rreth 3.000 persona. Shumica e tyre janë të punësuar në ndërmarrjet publike, dyshoj se ata janë të shantazhuar të marrin pjesë në krijimin e imixhit të opinionit publik. Shembull ekstrem, siç thekson, është komuna Peçinci, ku të gjithë në sistem janë punonjës dhe administratorë në vetëqeverisjen lokale.

 

“Çdo emër që kemi kërkuar në Google, na dërgoi në web-faqen e komunës. Kur krahasuam listat e të punësuarve në komunë dhe listat e botëve në sistem, ishte e qartë se bëhet fjalë për të personat e njëjtë”, thekson hakeri.

Qendra për gazetari hulumtuese që në vitin e kaluar shkruajti se aktivistët e partisë qeveritare kanë pasur qasje direkte në portalet Kurir dhe Espreso. Përveç q[ kanë zbuluar se, pa dyshim, IP adresa është regjistruar në selinë e Partisë Përparimtare Serbe në Beograd, ata kanë zbuluar dhe informacionin se pronar i serverit është ndërmarrja publike Telekom Serbia.

“Telekom me të vërtetë u ka siguruar shërbim, megjithatë, sipas zbulimeve tona, Telekom ka mundur të dijë, por jo me doemos, për çka bëhet fjalë. Ka mundësi që të ketë marrë pjesë, ekziston një mundësi solide se Telekomi ka marrë pjesë në këtë proces, por gjithashtu se nuk ka marrë pjesë, kështuqë, nuk mund të akuzojmë ata në ndonjë mënyrë“, tha Milica Shariq nga CINS.

Sipas fjalëve të personit që ka hyrë në sistemin e aktivistëve partiakë, botët i ka kontrolluar Sllavisha Miqanoviq, anatar i Bordit kryesor të Partisë Përparimtare Serbe, Marija Joviçiq, këshilltare e grupit të deputetëve dhe Simo Çuliq, ish dora e djathtë e presidentit Tomislav Nikoliq, kurse sot, sipas shkrimeve në media, këtë bën i punësuar në Agjencionin për Siguri Informative.

 

Burime: N1info.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap