JANË TË NEVOJSHME MASA URGJENTE QË TË PREVENOHEN LAJMET E RREME

Tags: Fake news narrativesVoA
By Prill 27, 2020 Korrik 7th, 2020 Activities & Media

Lajme të rreme në kohë të pandemisë. Dezinformata, populistë, fakte të shtrembëruara, lajme që përhapen më shpejt se koronavirusi. Tituj të llojit: “Profesor nga Harvardi ka shitur virusin Kinës”, “Bill Gejts nëpërmjet vaksinave do të vendosë mikroçipe te njerëzit”, “5G rrjeti ka vrarë zogjtë”. Gjithë kjo me një qëllim, të krijohet pabesueshmëri në institucionet dhe sistemin në përgjithësi. Ndihmë kundër kërcënimeve nga dezinformatat ofroi edhe NATO nëpërmjet ambasadores të SHBA-ve, Kejt Hatçinson. Ideja është që të formohet ekip i cili do të përgatisë mediumet që të ndalojnë fushatat e këtilla.

Për këtë dhe për rrezikun nga lajmet e rreme shpjegon Rosana Aleksoska, menaxherja e projektit “Luftë kundër lajmeve të rreme dhe narracione” të Asociacionit qytetar MOST.

Maqedonia e Veriut sidomos me hyrjen në NATO dhe me fillim e negociatave me Bashkimin Europian, duhet patjetër të ndërtojë mekanizma adekuate për mbrojtjen e qytetarëve nga fushatat e këtilla dezinformative.

Rekomandimi im është se ekipi i tillë i NATO-s do të jetë mjaft i dobishëm për shtetin dhe qytetarët, rekomandoj që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe NATO të shqyrtojnë këtë mundësi dhe ta shfrytëzojnë. Fushatat dezinformative agresive mund të shkaktojnë dhe dëme materiale, mund të shkaktojnë dhe probleme sigurie.

Gjithashtu ajo që vërrehet është lufta kundër narracioneve, shquhet dhe lartësohet roli i Rusisë dhe Kinës, kurse nënvlerësohet roli dhe kontributi i SHBA-ve, NATO-s dhe Bashkimit Europian. Unë do të apeloja nga këto shkaqe qytetarët të jenë më të kujdesshëm, të mos dëgjojnë gjysmë të vërteta ose pretendime të pjesëshme dhe në bazë të tyre të mos ndërtojnë vendimet e tyre.

Në fund të ditës qytetarët dhe gjithë ne jemi viktima të këtyre narracioneve dezinformative dhe fushatave dezinformative.

 

Intervistën e plotë mund ta shinhni në këtë link.

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap