KANADA FILLON IMUNIZIMIN ME VAKSINËN PFIZER

Tags: CanadaCOVID-19Pfiser
By Dhjetor 14, 2020 Retrieved

OTAVA (Reuters) – Dozat e para të vaksinave kundër KOVID-19 kanë mbërritur në Kanada dhe aplikimi i tyre mund të fillojë, ka njoftuar Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau.

Kanada dhe SHBA-të duhet të bëhen këtë javë kombet e para perëndimore pas Britanisë së Madhe që do të fillojnë me imunizimin e vaksinës së sapo aprovuar.

Seria e parë e vaksinës kundër KOVID-19 Pfizer dhe BioNtech ka mbërritur në Kanada”, shkroi Trudeau në Twitter dielën në mbrëmje, 13.12.2020.

30.000 dozat fillestare do të shpërndahen në 14 pika në të gjithë Kanadanë. Njerëzit më të prekshëm, përfshirë të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe punonjësit shëndetësorë, do të jenë të parët në radhën për imunizimin.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap