LOKALITET ARKEOLOGJIK TURK I PARAQITUR SI VJEDHJE E TRASHËGIMISË KULTURORE MAQEDONASE NGA GREQIA

Dezinformata nr:

#196

Data:

12.11.2020

Portali:

Koha për lexim:

3 мин.

Fotografitë nga gërmimet arkeologjike në Turqi janë keqpërdorur për të manipuluar se kinse të njejtat janë bërë në Maqedoninë e Veriut dhe se sipas Marrëveshjes së Prespës, lokalitetet arkeologjike në vend do të menaxhohen nga arkeologët grekë. E vërteta është se as fotot nuk janë bërë në shtetin tonë, dhe as që ekziston një dispozitë e tillë në Marrëveshjen e Prespës

Më 12 nëntor, faqja e Facebookut “Macedonian Coalition”, postoi fotografi të gërmimeve arkeologjike, ndërsa në përshkrimin e fotografisë pretendon se “sipas Marrëveshjes së Prespës, lokalitetet arkeologjike në Maqedoni u ishin dhënë arkeologëve grekë për menaxhim”. Pastaj theksohet se vetëm tani do të shihet se si duket vjedhja ligjore dhe eksport i trashëgimisë kulturore maqedonase, ndërsa postimi përfundon me mallkim drejtuar kryeministrit Zaev.

Postimi ka tërhequr shumë vëmendje në Facebook, duke pasur parasysh numrin e madh të shpërndarjeve dhe interaksioneve nga përdoruesit. Kjo është arsyeja pse publiku duhet ta dijë të vërtetën, dhe e vërteta është që fotografitë e publikuara nuk janë nga lokalitetet arkeologjike në Maqedoninë e Veriut, por bëhet fjalë për fotografi nga lokalitet në Turqi. Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të qytetit Ajdin në Turqi, me 8 nëntor 2020 postoi se dy sarkofagë janë zbuluar në afërsi të qytetit antik të Afrodisias, si rezultat i gërmimeve të kryera nga Muzeu Afrodisias.

Media turke kanë raportuar për këtë ngjarje, dhe në artikujt e tyre mund të shihni fotografi që faqja e Facebookut i keqpërdori qëllimisht për të dezinformuar publikun maqedonas, në mënyrë që të shkaktonte pakënaqësi dhe mosbesim në përfitimet nga Marrëveshja e Prespës. Ky postim poashtu nxit urrejtje ndaj Greqisë fqinje, ndërsa përdor edhe gjuhë të papërshtatshme.

Me dezinformatat e paraqitura që sipas Marrëveshjes së Prespës, lokalitetet arkeologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut kinse i janë dhënë në menaxhim arkeologëve grekë, qytetarët futen në konfusion, dhe mbi të gjitha, u prezantohet edhe një skenar akoma më i errët, se trashëgimia kulturore maqedonase do të vidhet legalisht dhe do të eksportohet. Manipulime të tilla janë të mundshme sepse jo gjithkush e ka lexuar Marrëveshjen e Prespës. Sidoqoftë, nuk ekziston dispozitë e tillë në të.

E administruar e pesë personave nga Australia, faqja e Facebokut “Macedonian Coalition”, gjoja paraqet organizatë joqeveritare për mbrojtje të interesit nacional të maqedonasve në të gjithë botën.  Sidoqoftë, është e qartë se qëllimi i tyre është të nxisin përçarje midis qytetarëve, gjuhë të urrejtjes dhe mosbesim në institucionet e sistemit.

Leave a Reply

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap