MEDIAT SOCIALE – MIDIS INFORMIMIT DHE DEZINFORMIMIT TË PUBLIKUT

Tags:
By Korrik 20, 2020 Activities & Media

“Qëllimi përfundimtar është të krijohet kaos, të bëhet një përzierje e informacioneve të ndryshme, me të cilën do të konfirmohet teza se të gjithë janë të njëjtë”, thotë Goran Mihajlovski, redaktor i redaksisë digjitale “Sakam da kazham “.

Gënjeshtra, manipulime, dezinformata çdo ditë transmetohen në mediat sociale.

Disa prej tyre nuk shkaktojnë asnjë dëm,

por disa mund të lënë pasoja serioze mbi kredibilitetin e njerëzve dhe organizatave.

“Nga monitorimi ynë, shumë shpesh vërejmë dezinformata që synojnë diskreditimin e Marrëveshjes me Greqinë fqinje, gjegjësisht Marrëveshjen e Prespës, si dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Nga shembuj të tjerë, mund të theksoj se shpesh shohim keqpërdorimin e emigrantëve, shohim edhe narracione dezinformuese për armiq imagjinarë, siç janë Soros, ndërsa së fundmi, me pandeminë e kovid-19, vendi i tij u zëvendësua nga Bill Gates”, thotë Rosana Aleksoska nga “F2N2”.

Siç thuhet gjatë gjithë kohës: “të gjithë janë të njëjtë në politikë, të gjithë janë të njëjtë në argëtim, në të gjitha sferat e shoqërisë”, ashtu të thuhet: “të gjithë janë të njëjtë edhe gazetarët janë të njëjtë – edhe ata që janë të arsimuar dhe ata që nuk janë të arsimuar, si ata që janë profesionistë, ashtu edhe ata që nuk janë profesionistë, dhe ata që janë shantazhues”, për të thënë: “të gjithë janë të njëjtë, të gjithë janë shantazhues, të gjithë lëshojnë lajme të rreme – mos i besoni askujt”  – vlerëson Mihajlovski.

Në betejën politike për disa vota më shumë, disa media kredibile janë viktima të sulmeve individuale ose grupore në mediat sociale për t’i paraqitur si krijues të dezinformatave.

Redaksia e SDK.MK ishte shënjestër e krijuesve të dezinformatave me qëllim që të shkaktohet konfuzion dhe panik në publik.

“Ideja kryesore është që nëse mundemi t’a mbulojmë atë lajm, të jemi sa më transparent. Tani rrjetet sociale japin mundësinë për të zgjeruar të vërtetën tuaj përkundrejt asaj të vërtete tjetër. Ato që ju respektojnë dhe janë tashmë lexues lojal, të cilët ju ndjekin dhe hapin faqen tuaj, gjithashtu duhet të përhapin informacionin.”, thotë Mihajlovski.

Dezinformatat paketohen në përmbajtje ndaj së cilës qytetarët reagojnë stuhishëm.

Siguria, shëndeti, marrëdhëniet ndëretnike dhe politika janë temat më të zakonshme

me të cilat, para zgjedhjeve, “luhet” me emocionet e qytetarëve.

Ekzistojnë pesë teknika të dezinformimit

Diskreditimnëse dikujt nuk i pëlqen kritika, ndërsa i mungojnë fakte dhe argumente për mbrojtje, atëherë kritikët sulmohen me fyerje dhe diskreditim.

Shtrembërimkjo teknikë përdoret kur dikujt nuk i pëlqejnë faktet, kështu ato shtrembërohen, ndërsa rezultati i kësaj është gjysmë e vërteta, e cila shpesh është më e rrezikshme se një gënjeshtër plotësisht e fabrikuar.

Defokusimndodh për të tërhequr vëmendjen e publikut nga momente kyçe ose tema ose arritje historike.

Shqetësim – në kuptimin kur një shtet i caktuar zbaton një politikë të caktuar dhe ka zgjedhur një rrugë sipas opinionit të shumicës së qytetarëve. Atëherë ndodh që palët e treta që nuk e pëlqejnë atë gjë, të plasojnë dezinformata me të cilat e shqetësojnë publikun.

Teknika e fundit që është veçanërisht e rëndësishme për shoqërinë tonë multietnike është teknika kur plasohen dezinformata të cilat krijojnë përçarje ose thellim të ndarjeve në baza partiake, etnike ose fetare. Ndërsa shumë shpesh shohim dezinformata që synon të krijojë ndarje midis nesh dhe vendeve tona fqinje,” shpjegon Aleksoska.

Zgjedhjet bazohen në parimet e kushteve të drejta për pjesëmarrje të të gjithë kandidatëve, besimin në institucionet zgjedhore dhe pjesëmarrjen e informuar të qytetarëve.

Ato shumë shpesh janë objekt i fushatave të organizuara dezinformuese

“Në përgjithësi, qëllimi i dezinformimit në procesin zgjedhor është të minojë parimet demokratike përmes përhapjes së dezinformatave, të cilat mund të kenë forma të ndryshme, të tilla si shtrembërim të fakteve, teori konspirative, informacione plotësisht të fabrikuara dhe gjysmë të vërteta – qëllimi është të defokusojë publikun, të krijojë kaos informativ, të krijojë ndarje dhe përçarje, ndërsa e gjithë kjo, në fund të ditës, zvogëlon besimin në proceset dhe institucionet”, thotë Aleksoska.

SDK.mk ngriti kallëzim penal kundër një kryesi të panjohur

për falsifikimin e logos dhe përhapjen e lajmeve të rreme.

Por, luftën kundër lajmeve të rreme e bëjnë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Arma kryesore në luftën kundër lajmeve të rreme është të prodhosh sa më shumë lajme të vërteta. Pra, arma kryesore kundër gazetarisë joprofesionale apo propagandës është të prodhohet sa më shumë gazetari profesionale, sa më shumë gazetari e vërtetë. “, thotë Mihajlovski.

Teknikat e dezinformimit po evoluojnë dhe ndryshojnë vazhdimisht

dhe për këtë arsye nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse për t’u ballafaquar me ato.

Për ballafaqim të suksesshëm me dezinformatat, pavarësisht a janë nga aktorë vendas apo të huaj, nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse dhe më e koordinuar. Kjo do të thotë përfshirje e institucioneve shtetërore, publikut ekspert, gjegjësisht akademisë, mediave dhe gazetarëve kredibilë, si dhe shoqërisë qytetare.”, vlerëson Aleksoska.

 

Kjo video është përgatitur nga Vidi Vaka për një projekt të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së dhe e njejta është marrë nga ne me miratimin e tyre.

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap