MERKEL DEKLAROI SE ËSHTË SHËNJESTËR E HAKERËVE RUSË

Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmoi se ka qenë shënjestër e hakerave që besohet se ishin të inteligjencës ushtarake ruse (GRU).

 

Ajo u pyet në parlament në lidhje me një raport të revistës gjermane se GRU kishte marrë email nga zyra e saj elektorale në një sulm të hakerave në vitin 2015.

Burim: BBC.com

“Më dhemb”, tha Merkel, duke e përshkruar hakimin si “të turpshëm”. Sidoqoftë, kancelarja gjermane njoftoi se ajo do të vazhdojë të “avokojë për marrëdhënie të mira me Rusinë”.

 

Hakerimi i vitit 2015 i raportuar nga revista “Spiegel” ka përfshirë vjedhje të të dhënave nga kompjuterët në parlamentin gjerman. Në vitin 2018, rrjeti i IT i qeverisë gjithashtu u sulmua, mes njoftimeve sërish vihen në dukje hakerat rusë.

 

Qeveria ruse ka mohuar hakimin e të dhënave të parlamentit gjerman.

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap