OBSH PARALAJMËRON PËR “PIKUN E DYTË” NË RAJONET TË CILAT SHËNOJNË RËNIE TË RASTEVE ME KOVID-19

Gjenevë (Reuters) – Vendet të cilat shënojnë rënie të infeksioneve të shkaktuara nga koronavirusi, mund të përballen me “pikun e dytë të menjëhershëm”, në rast se heqin dorë para kohe nga masat për të ndaluar shpërthimin e epidemisë, deklaroi të hënën 25.05.2020,  Organizata Botërore Shëndetësore.

 

Bota është ende në mesin e valës së parë të koronavirusit, deklaroi Shefi i situatave emergjente të OBSH-së, Dr Mike Ryan, në një konferencë në internet, duke theksuar se edhe pse rastet po zvogëlohen në shumë vende, ato janë akoma në rritje në Amerikën Qendrore dhe Jugore, Azinë e Jugut dhe në Afrikë.

 

Ryan tregon se epidemitë shpesh vijnë në valë, që do të thotë se ato mund të kthehen më vonë këtë vit në vendet ku vala e parë u qetësua. Ekziston gjithashtu një shans që shkallët e infeksionit të rriten përsëri shpejt nëse masat e ndalimit të valës së parë hiqen para kohe.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap