OBSH PO SHQYRTON REKOMANDIMET PËR PËRHAPJE TË KORONAVIRUSIT NËPËRMJET AJRIT

GJENEVA / ÇIKAGO (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po shqyrton raportin pas reagimit të më shumë se 200 shkencëtarëve. Në një letër të përbashkët drejtuar OBSH-së, ata dhanë prova mbi bazën e të cilave ata kërkuan që OBSH të rishqyrtojë rekomandimet për mbrojtje nga virusi. Në deklaratën e përbashkët, ata thanë se kishte prova se virusi mund të përhapet nëpërmjet ajrit, përmes grimcave të virusit që mund të lundrojnë në ajër në hapësirat e mbyllura.

 

Sipas letrës së hapur drejt OBSH-së, publikuar të hënën, 06.07.2020, në gazetën për sëmundje klinike infektive, 239 shkencëtarë nga 32 vende siguruan prova që grimcat e virusit që lundrojnë në ajër, mund të infektojnë njerëzit që thithin ato. Shkencëtarët po bëjnë thirrje që OBSH të azhurnojë rekomandimet e saj, duke treguar faktin se ato grimca më të vogla mund të mbeten në ajër. Për shkak se ato grimca më të vogla mund të qëndrojnë në ajër, shkencëtarët po kërkojnë OBSH të azhurnojë udhëzimin e saj.

 

“Jemi të vetëdijshëm për artikullin dhe po shqyrtojmë përmbajtjet që po dalin, së bashku me ekspertët tanë teknikë,” deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviq.

 

Sipas OBSH-së, virusi që shkakton KOVID-19, përhapet tek njerëzit kryesisht përmes pikave të vogla të dala nga hunda dhe goja e një personi të infektuar, të cilat shpejt bien nga ajri poshtë, për shkak të madhësisë së tyre.

 

Burim: REUTERS

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap