PORTALET PËR LAJME TË RREME „VDIQËN“ ZONJËN E CILA E PARA PRANOI VAKSINË POTENCIALE PËR KOVID-19 NË BRITANI

LONDËR (Bi-Bi-Si) – Shkencëtarja për zoologji nga Univerziteti në Oksford – Elisa Grenato, e cila u bë një ndër personat e parë në Europë, te të cilët u injektua dozë nga vaksina potenciale për Kovid-19,  u detyrua të demantojë lajmet e rreme për vdekjen e saj.

Në momentin e fillimit të procesit shkencor për efektin e vaksinës, Elisa Grenato, për Bi- Bi -Si deklaroi: „Unë jam shkencëtare, prandaj doja të mbështes procesin shkencor“ .

Pas publikimit të thashethemeve në të cilat thuhet se ajo ka vdekur, ajo thotë se është mirë para së  gjithash.

Onlajn raporti i cili shpejt u detektua si i rremë, pretendonte se Elisa ka ndëruar jetë disa orë pas vaksinimit, pasi që janë shfaqur komplikime.

Elisa në Tviter profilin e saj personal ka shkruar se është mirë dha ka lutur që të mos përhapen thashetheme të rreme. Në vend të kësaj, zgjidhni një mace të lezetshme – shkruan Granato.

Burim: BBC.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap