RRITJA E MENJËHERSHME E TË SËMURËVE ME PNEUMONI NXITI FRIGËN PËR BESUESHMËRINË E TË DHËNAVE NË LIDHJE ME KORONËN NË RUSI

Tags: CoronavirusCOVID-19MoscowPneumoniaRussia
By Mars 22, 2020 Mars 25th, 2020 Corona, Other, Retrieved

Korrespondentët e Rojters nga Moska, shkruajnë se në kryeqytetin rus për njëherë është rritur numri i të sëmurëve me pneumoni. Ka shumë informata kontradiktore në lidhje me këtë çështje, që kontribon në rritjen e frigës rreth besueshmërisë të të dhënave zyrtare në lidhje me korona virusin, sidomos për shkak se përqindja është shumë më e vogël nga vendet europiane.

„Rusia ka popullatë prej 144 milion qytetarë, ka paraqitur vetëm 199 raste me korona virus. Disa mjekë kanë dyshuar se sa këto të dhëna zyrtare e pasqyrojnë realitetin, për shkak të tentimit të pasuksesshëm pët të plasuar të dhënat në publik, si dhe cilësinë e testimeve.-theksojnë korrespondentët e Rojters nga Moska.

Rritja e menjëherëshme e numrit të rasteve me pneumoni në Moskë, e cila vlen si qendra më e madhe transportuese në Rusi, si dhe popullata prej 13 milionë qytetarë, hapin dyshime plotësuese.

Në deklaratën për Rojters, shefi i sindikatit të aleancës së mjekëve rusë, Anastasija Vasilieva thotë: Kam përshtypjen se qeveria po na gënjen.“ sipas saj, korona virusi është arsyeja për rritjen e numrit të pacientëve me pneumoni.

Sipas qeverisë ruse, statistikat e të sëmurëve nga korona virusi nuk janë të sakta, kurse presidenti rus Putin u ankua se Rusija është e ekspozuar në lajme të rreme, me qëllim që të krijohet panik tek popullata.

Agjencioni rus për statistikë Rosstat, vlerëson se numri i rasteve me pneumoni, i cili mund të jetë i shkaktuar nga virusi korona, është rritur për 37% në Moskë në muajin janar, transmeton Rojters.

Të dhënat tregojnë se kryeqyteti rus, në të cilin janë vërtetur 98 raste me korona virus, ka regjistruar 6.921 raste të pneumonisë në janar të vitit 2020, përkundër 5.058 raste në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Pos kësaj, numri i rasteve me pneumoni edhe në nivel nacional është rritur me mbi 3% në 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Prap së prap, departamenti i shëndetësisë në Moskë më 13 mars të vitit 2020, deklaroi se rastet me pneumoni në janar dhe shkurt kanë qënë për 8% përndryshe 7% më të ulëta nga viti i kaluar. Prej atje nuk kanë pasur koment në pyetjen për ndryshimet në të dhëna – transmeton Rojters.

Burim: Rojters

 

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap