RUSËT MË 1 KORRIK DO TË VOTOJNË MBI NDRYSHIMET KUSHTETUESE

MOSKA – Presidenti rus Vladimir Putin thotë se votimet mbarëkombëtare mbi ndryshimet kushtetuese që mund t’i lejojnë atij ta zgjasë më tej sundimin e tij do të mbahet më 1 korrik.

Duke folur gjatë një takimi televiziv të hënën me zyrtarët, Putin tha se ritmi i shpërthimit të koronavirusit në Rusi është ngadalësuar. Sipas tij, zyrtarët e zgjedhjeve do të mund të mbajnë votime të sigurta. Nëse miratohen, ndryshimet kushtetuese do t’i mundësonin Putinit të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, nëse ai zgjedhet përsëri.

Votimi për ndryshimet kushtetuese u shty në prill të këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët thonë se votuesit do të kenë mundësi të votojnë gjatë gjashtë ditëve para 1 korrikut për t’i shmangur bllokimet dhe për ta rritur sigurinë gjatë pandemisë.

 

Burim: nytimes.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap