RUSIA DHE KOREJA E VERIUT PO PËRPIQEN TË HAKOJNË HULUMTIMET PËR KOVID-19, ZBULON MICROSOFT

Rusia dhe Koreja e Veriut po hakojnë kërkimet shkencore për koronavirusin dhe vaksinat e mundshme. Shtatë kompani që po zhvillojnë vaksinat e koronavirusit dhe kryejnë kërkime shkencore mbi trаjtimet për kurim, disa herë kanë qenë shënjestër e sulmeve kibernetike, publikoi Microsoft më 15 nëntor 2020.

“Objektivi i sulmit kibernetik ishin kompanitë kryesore farmaceutike dhe studiuesit e vaksinave në Kanada, Francë, Indi, Korenë e Jugut dhe SHBA”, shpjegoi në blogun  e Microsoft nënkryetari korporativ i Microsoft për siguri dhe besim të klientit.

  • njësia e agjencisë ushtarake ruse të inteligjencës Stroncium, e njohur gjithashtu si Fancy Bear dhe APT28;
  • një ekip hakerësh nga Koreja e Veriut, Zink, i njohur më mirë si grupi Lazarus;
  • një grup tjetër nga Koreja e Veriut, Cerium.

Sipas Bart, mjetet e sigurisë së Microsoft bllokuan shumicën e sulmeve. Ai shtoi se i kanë njoftuar të gjitha organizatat që kanë qenë objektiv i sulmeve, ndërsa aty ku sulmet ishin të suksesshme, kanë ofruar ndihmën e tyre.

Ekipi F2N2 ka raportuar edhe më parë për sulmet kibernetike mbi kërkimet shkencore për KOVID-19.

 

Burim: Politico.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap