SHENJË POZITIVE PËR VAKSINAT: MAJMUNËT E INFEKTUAR ME KOVID-19 KANË ZHVILLUAR IMUNITET NË PROCESIN E HULUMTIMIT

Chicago (Reuters) – Dy studime të publikuara të mërkurën më 20.05.2020, japin prova fillestare shkencore që mbijetesa e KOVID-19 te majmunët mund të rezultojë me imunitet nga reinfektimi, një shenjë pozitive që zhvillimi i vaksinave mund të ketë sukses. Këtë e kanë deklaruar hulumtuesit amerikanë, pjesë e këtyre studimeve shkencore.

 

Edhe pse shkencëtarët supozojnë se antitrupat e prodhuar si përgjigje i koronavirusit të ri janë mbrojtëse, ka pak prova shkencore për të mbështetur këto teza.

 

Në një nga studimet e reja, hulumtuesit infektuan nëntë majmunë me COVID-19, sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Pas rikuperimit, ekipi i ka ekspozuar përsëri ndaj virusit dhe kafshët nuk u sëmurën.

 

Zbulimet sugjerojnë që ato “zhvillojnë një imunitet natyror që mbron nga ekspozimi i sërishëm”, thotë Dr. Dan Barush, hulumtues në Qendrën për virologji dhe hulumtime të vaksinave në Boston, studimet e së cilës u botuan në revistën Science.

 

Burim:  Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap