SHKOLLAT NË ONTARIO DO TË QËNDROJNË TË MBYLLURA DERI NË SHTATOR, NJOFTOI KRYEMINISTRI

TORONTO (Reuters) – Shkollat ​​në Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, do të qëndrojnë të mbyllura për vitin aktual shkollor deri në fund të qershorit, si rezultat i pandemisë së COVID-19, të martën 19.05.2020 ka deklaruar kryeministri Dag Ford.

 

“Siguria e fëmijëve tanë është përparësia ime kryesore,” deklaroi Ford para gazetarëve. “Ne nuk mund t’i hapim shkollat tani. Thjeshtë thënë nuk do të rrezikoj” shtoi Ford.

 

Plani i detajuar për atë se si shkollat ​​do të rinisin në shtator, përfshirë madhësinë e shkollave, do të publikohet deri në fund të qershorit, njoftoi ministri i arsimit Stiven Leçe, në një konferencë për shtyp.

 

Që nga sot, Ontario ka lejuar disa tregtarë me pakicë dhe shitës të automjeteve t’i hapin dyert e tyre për klientët pas gati dy muajve masa kufizuese.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap