TË ARDHURAT TË ZVOGËLUARA TE MË SHUMË SE NJË E TRETA E POPULLATËS TË G7

Tags: COVID-19Pandemia
By Prill 17, 2020 Other

LONDON (Rojters) – Më shumë se një e treta e qytetarëve që jetojnë në Grupin Shtatë (G7) kombe të pasura janë përgjigjur se pandemia e shkaktuar nga koronavirusi veçmë i ka dëmtuar të ardhurat e tyre, thuhet në hulumtimin e opinionit publik.

Kompania për hulumtim të opinionit publik Kantar publikoi se 37% nga të anketuarit kanë paraqitur se kanë rrënie të të ardhurave, përderisa 8% kanë thënë se kanë humbur tërësisht të ardhurat mujore.

Këto konstatime vërtetojnë goditjen ekonomike të jashtëzakonshme të shkaktuar nga masat restriktive të vendosura për të prevenuar ose ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, i cili ka vrarë më shumë se 140.000 njerëz në botë.

Të martën (13.04.2020) Fondi ndërkombëtar monetar (FNM) publikoi se pritet që ekonomia botërore globale të ketë rrënie prej 3% gjatë vitit 2020 si rezultat i kolapsit të tmershëm të shkaktuar nga koronavirusit, event i cili do të shënojë rrënie më marramendëse të ekonomisë nga Depresioni i Madh në 1930.

Hulumtimi i kompanisë Kantar tregon se pjesa më e madhe e respondetëve të cilët janë përgjigjur se të ardhurat e tyre janë zvogëluar ose do të zvogëlohen vijnë nga Italia, Kanada dhe SHBA.

Hulumtimi është zhvilluar në shembull prej 100 respondentëve në secilin shtet antar të G7 nëpërmjet internetit, në periudhën 9-13 prill, 2020.

Burim: reuters.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap