ТWITTER – JO, RRJETI 5G NUK SHKAKTON KORONAVIRUS

Tags: 5GCOVID-19
By Qershor 13, 2020 Other

Twitter filloi etiketat për kontrollimin e fakteve në tweet-et të cilat gabimisht lidhin rrjetet e reja celulare super të shpejta 5G me koronavirusin.

Në vend të fshirjes ose fshehjes së tweet-eve të tilla, Twitter shfaq porosi që thotë “Merrni faktet rreth Kovid-19”. Kur klikohet, përdoruesit dërgohen në faqen me titull “Jo 5G nuk shkakton koronavirus” e cila demaskon teorinë konspirative. Kjo është bërë e mundur përmes lidhjes së internet faqeve të mediave kredibile dhe burimeve të tjera zyrtare.

Në deklaratën e dërguar për CNBC, zëdhënësi i Twitter deklaroi: “Ne i japim përparësi heqjes së përmbajtjes për KOVID-19, kur paraqitet thirrje për aksion që potencialisht mund të shkaktojë dëm. Siç kemi deklaruar më parë, ne nuk do të ndërmarrim aksion kundrejt secilit tweet që përmban informacione jo të plota ose të diskutueshme lidhur me KOVID-19.

Vendosja e etiketimit vjen pas përpjekjeve të Twitter në maj për të kontrolluar dezinformatat në lidhje me koronavirusin.

Gjigantët teknikë, përfshirë edhe Twitter, Apple, YouTube, Spotify dhe Facebook, janë akuzuar për lehtësimin e përhapjes së pretendimeve të rreme që lidhin rrjetin 5G me koronavirusin. Ata e bëjnë këtë të mundur përmes mundësisë së publikimit të përmbajtjeve të tilla në platformat e tyre. Kritikët thonë se në këtë mënyrë, ata u dhanë zë teoricienëve konspirativ si David Ike, i cili arriti t’ua përcjellë mesazhin e tij miliona njerëzve përmes internetit. Kjo u bë përmes postimeve dhe intervistave të tij. Spotify hoqi përmbajtjen me intervistën e Ike pas paralajmërimeve. Nga ana tjetër, Apple e la këtë përmbajtje në platformën e saj.

Pretendime të rreme

Lajmi për etiketimin e ri të Twitter ndodhi pas ngjarjes në të cilin dhjetëra kulla mobile u vunë në zjarr në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa inxhinierët e telekomunikacionit u maltretuan në rrugë, dukshëm si rezultat i pretendimeve të rreme që lidhin teknologjinë 5G me Kovid-19.

Burim: CNBC

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap