VAKSINA PFIZER ËSHTË E SIGURTË, KONFIRMOJNË NGA SHBA

Rregullatorët amerikan kanë konfirmuar se vaksina kundër koronavirusit e Pfizer dhe BioNtech është 95% efikase, duke hapur rrugën për miratimin e saj për përdorim emergjent.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e konsideron të sigurtë miratimin e vaksinës.

Për herë të parë publikohen të dhëna të tilla të hollësishme për vaksinën, ndërsa Britania e Madhe tashmë ka filluar vaksinimin masiv.

FDA do të takohet të enjten, 10 dhjetor, për të marrë një vendim zyrtar.

Agjencia ende nuk e ka aprovuar vaksinën, por publikoi dokument ku thuhet se të dhënat e ekzaminimeve “përputhen” me rekomandimet e paraqitura në udhëzimet për përdorim në raste emergjente.

Rregullatori i Britanisë së Madhe, MHRA, miratoi vaksinën javën e kaluar.

 

Burim: BBC

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap