BRITANIA E MADHE PËRJASHTON HUAWEIN NGA 5G RRJETI DERI NË 2027

Provajderët mobil në Britaninë e Madhe u ndaluan të blenë paisje të rre për 5G nga Huavei pas 31 dhjetorit. Pos kësaj, ata duhet patjetër të tërheqin tërësisht paisjen e kompanisë kineze nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027.

 

Sekretari britanik për çështje digjitale Oliver Dauden publikoi këtë vendim të parlamentit britanik më 14.07.2020.

Në 2019 SHBA vendosën sankcione drejt Huaveit, duke u bazuar në pretendimin se kompania paraqet kërcënim nacional, që u mohua nga ana e kompanisë kineze.

Sipas Daude, ky hap do të anulojë vendosjen e 5G në Britani të Madhe për një vit.

 

Teknologjia 5G premton Internet më të shpejtë dhe kapacitete më të mëdha për mbështetjen e wifi aparateve, që do të duhet të jetë dobishmëri e madhe për gjithçka, nga lojrat mobile deri në video-striming me cilësi më të lartë, madje dhe me kalimin e kohës automjete autonome, të cilat do të komunikojnë mes veti. 5G lidhjet veçmë janë në dispozicion në dhjetëra qytete në Britaninë e Madhe, por përfshirja mund të jetë me cilësi më të ulët.

 

„Ky nuk ishte vendim i lehtë, por i vërteti për rrjetet telekomunikative në Britaninë e Madhe, për sigurinë kombëtare dhe ekonominë tonë, si për momentin ashtu edhe në afat më të gjatë.“, deklaroi Dauden.

 

Burim: BBC.com

 

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap