SPIUNËR RUSË TARGETOJNË ORGANIZATAT QË ZHVILLOJNË VAKSINA PËR KOVID-19

Spiunët rusë targetojnë organizatat që përpiqen të zhvillojnë vaksinë kundër koronavirusit në Britani të Madhe, SHBA dhe Kanada, paralajmërojnë shërbimet e sigurisë.

 

Qendra nacionale për sajber siguri e Britanisë së Madhe lajmëron se hakerët „thuajse sigurisht“ kanë punuar si „pjesë e shërbimeve zbuluese ruse“. Nuk precizohet se cilat organizata kanë qënë objektiv, si dhe vallë janë vjedhur informata. Gjithsesi, thuhet se hulumtimi për vaksinat, nuk është ndaluar nga hakerët.

 

Agjencionet e Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Kanadasë njoftuan se hakerët kanë shfrytëzuar mangësitë softverike, për të fituar qasje në sistemet kompjuterike të ndjeshme dhe kanë përdorur softver malcioz të quajtur WellMess dhe WellMail për të dërguar dhe ndërmarrë datoteka. Rusia ka mohuar përgjegjësinë.

 

„Nuk kemi informata për atë se kush mund të ketë hakuar kompanitë farmaceutike dhe qendrat hulumtuese në Britaninë e Madhe. Mund të themi një gjë – Rusia nuk ka lidhje me këto tentime“, deklaroi Dëmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit Putin, sipas agjencionit të lajmeve Tass.

 

Burim: BBC.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap