COVID-19: NËNKRYETARJA JUROVA FLET PËR PROBLEMIN E DEZINFORMATAVE ME PLATFORMAT ONLINE | KONFERENCA PËR SHTYP E KOMISIONIT EVROPIAN

Tags: COVID-19Vera Jourova
By Prill 8, 2020 Prill 17th, 2020 Corona, Other, Retrieved

Dje, nënkryetarja e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë, Vera Jurova, u takua me përfaqësues të platformave online, duke përfshirë Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft, për të diskutuar përhapjen e dezinformatave lidhur me fillimet e virusit Covid-19. Pjesëmarrësit, të cilët janë nënshkrues të Kodit të praktikave kundër dezinformatave, konfirmuan që ata kishin zbuluar lloje të ndryshme të dezinformatave ose informacione të rremë online dhe kanë ndërmarrë një sërë masash kundër tyre. Nënkryetarja Jurova përshëndeti hapat e ndërmarrë nga platformat dhe bashkëpunimi i tyre me organet përkatëse ndërkombëtare dhe ato të vendeve anëtare të BE-së. Ajo gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që platformat t’i përdorin të njëjtat mjete në të gjitha shtetet anëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për të cituar burime autorizuese. Nënkryetari Vera Jurova tha: “e kam të qartë se duhet të vazhdojmë monitorimin dhe aktivitetet e platformave. Gjithashtu u bëj thirrje platformave të tjera që nuk janë nënshkruese të Kodit të praktikave kundër dezinformatave që të përdorin mjetet e nevojshme për të adresuar problemin e dezinformatave lidhur me virusin Covid-19 dhe i ftoj ata t’i bashkangjiten Kodit të praktikave kundër dezinformatave. Unë i kam ftuar nënshkruesit të takohen përsëri pas 4 javëve për të vazhduar bisedimet dhe të shkëmbejmë informacione në ndërkohë “. Përfundimisht, ky reagim i shpejtë i online platformave kundrejt dezinformatave lidhur me fillimet e Covid-10 konfirmojnë se mjetet e zhvilluara në Kodin e praktikave kundër dezinformatave po korrin sukses dhe të njejtat po i ndihmojnë nënshkruesve të dalin me zgjidhje të shpejta dhe të testuara. E njëjta vlen edhe për Sistemin për paralajmërim të shpejtë, i cili është përdorur për të shkëmbyer të dhëna midis shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së në lidhje me deziformatat e Covid- 19 që vijnë nga burime të jashtme. Më shumë informacione lidhur me përgjigjen e BE-së ndaj Covid-19 janë në dispozicion në internet faqen kushtuar pikërisht kësaj.

 

Artikulli është marrë plotësisht nga pubaffairsbruxelles.eu, tekstin origjinal mund ta lexoni në këtë vegëz.

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap