DANIMARKA DHE NORVEGJIA I HEQIN KONTROLLET E NDËRSJELLA KUFITARE, POR E PËRJASHTOJNË SUEDINË

Norvegjia dhe Danimarka do të mundësojnë turizmin midis këtyre dy vendeve nga 15 qershori, por do të vendosin kufizime për Suedinë.

 

Suedia nuk ka vendosur masa kufizuese, për dallim nga fqinjët e saj nordik, ndërsa numri i të vdekurve nga “Covid 19”- është mbi 4.000, që është më i larti në Skandinavi.

 

Kryeministrja daneze Mete Frederiksen ka deklaruar se Danimarka dhe Suedia kanë pikëpamje të ndryshme mbi pandeminë. Përveç Norvegjisë, Danimarka do të hapë kufijtë e saj në mënyrë që të mundësojë turizëm edhe me Gjermaninë dhe Islandën.

 

Turistët nga këto vende nuk do të mund ta kalojnë natën në Kopenhagë, ku ka raste më të shumta të koronavirusit. Danezët do të mund të udhëtojnë në Norvegji, Gjermani dhe Islandë pa u karantinuar.

 

Ky informacion i ka zbehur pritshmëritë e banorëve të Danimarkës, të cilët kanë shpresuar se do të udhëtojnë në Evropën Jugore me pushime. Ministri për Punë të Jashtme i Danimarkës ka rekomanduar shmangien e qyteteve të mëdha, ndërsa njerëzit të qëndrojnë në fshatra.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministrja norvegjeze Erna Solberg ka deklaruar: “Nuk mund të hapemi menjëherë, kjo do të rrezikojë gjithçka që kemi arritur.”

 

Burim: BBC.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap