DY DITË PAS HAPJES SË TYRE, KOREJA E JUGUT KA MBYLLUR SHKOLLAT

Më shumë se 200 shkolla në Korenë e Jugut janë detyruar të mbyllen vetëm disa ditë pas rihapjes si rezultat i rasteve të reja të KOVID-19.

 

Mijëra studentë u kthyen në shkollë të mërkurën më 27.05.2020, pasi vendi filloi t’i lehtësojë kufizimet e virusit.

 

Por, vetëm një ditë më vonë, u regjistruan 79 raste të reja, që është shifra më e lartë ditore në dy muaj. Shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me një qendër distributive, jashtë Seulit.

 

Me magazinën, në qytetin Buçeon, udheheq kompania më e madhe e tregtisë elektronike në vend Kupang, ndërsa autoritetet kanë thënë se objekti nuk ka qenë në përputhje me masat për kontrollë nga infeksioni. Zyrtarët shëndetësorë madje gjetën gjurmë të “Kovid-19” në këpucët dhe rrobat e punëtorëve. Nuk parashtrohet mundësia që trendi i rritjes së rasteve të vazhdojë, pasi mijëra punonjës nga qendra janë duke u testuar.

 

Rreth 58 raste të reja u raportuan të premten 29.02.2020, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në nivel nacional në 11.402.

 

Burim: BBC.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap