DO TË KETË VAKSINA PËR TË GJITHË

Dezinformata nr:

#202

Data:

23.11.2020

Portali:

republika.mk

Koha për lexim:

3 мин.

Titulli origjinal: Dr. Grozdanova: Maqedonia do të marrë vaksina kundër covid-19 për vetëm 20% të popullsisë

Portali përdor faktin se prokurimi i vaksinave, si dhe vaksinimi, do të zhvillohet në faza, në mënyrë që të bëjë një pretendim manipulues në titull.

Më 23.11.2020, portali Republika publikoi tekst me titull: Dr. Grozdanova: Maqedonia do të marrë vaksina kundër covid-19 për vetëm 20% të popullsisë. Duke iu referuar deklaratës së prof.dr. Aleksandra Grozdanova nga Fakulteti i Farmacisë në UKIM, e cila është kryetare e Komitetit të imunizimit, portali shkruan se marrëveshja me Kovaks mekanizmin, të cilën e ka nënshkruar vendi ynë, parashikon gjithsej sasi prej 800 mijë vaksina, gjegjësisht nga dy doza të vaksinës për gjithsej 400 mijëra persona.

Në tekst gjithashtu qëndron edhe deklarata e dr. Grozdanova për MIA: “Me 20 përqindëshin e parë parashikohet së pari imunizimi i grupeve të rrezikuara siç janë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe popullata e moshuar. Pastaj, natyrisht, planifikohet prokurimi i sasive shtesë të vaksinave për pjesën tjetër të popullsisë.”

Teksti me titull se vaksinat do të merren për vetëm 20% të popullsisë u publikua nga portalet Infomax dhe Veçer.

Në përmbajtjen e tekstit transmetohet saktë deklarata e dr. Grozdanova për MIA, në të cilën thotë se me 20% e parë të vaksinave parashikohet së pari imunizimi i grupeve të rrezikuara, siç janë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe popullata e moshuar, ndërsa pastaj planifikohet prokurimi i sasive shtesë të vaksinave për pjesën tjetër të popullatës.

Sidoqoftë, titulli thekson se bëhet fjalë për vaksina gjoja vetëm për 20% të popullsisë. Prandaj, paraqet një shtrembërrim/spinim manipulues i deklaratës së dr. Grozdanova, e cili në mënyrë eksplicite deklaron se bëhet fjalë për “20% e parë” sepse pas kontigjentit të parë, planifikohet prokurimi i sasive shtesë të vaksinave për pjesën tjetër të popullsisë.

Duke folur për gjendjen e vendit tonë në procesin e kontratave të prokurimit në një intervistë të fundit për “360 gradë”, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi si vijon: “Rekomandimet e ekspertëve janë që së pari duhet vaksinuar grupet e rrezikuara – qytetarë të moshuar, pacientë kronikë, 20% të popullsisë së përgjithshme, që tashmë do të krijojë një lloj imuniteti që mund të ndryshojë pasqyrën e epidemisë në vendin tonë, gjegjësisht pandeminë. Kudo që të aplikohet, në cilindo vend, koncepti do të ishte i njëjtë. Ne kemi aplikuar për 400 mijë qytetarë, gjegjësisht 20% të popullsisë, tani për tani vlerësohet se ka nga 2 doza, që do të thotë 800 mijë vaksina të mbërrijnë në vendin tonë.”

Konkludim:

Titulli i tekstit është një përpjekje për të manipuluar publikun që synon nxitjen e pakënaqësisë dhe mosbesimit në institucionet shëndetësore, si dhe frikën dhe panikun se kinse do të prokurohet një numër i vogël i vaksinave dhe nuk do të ketë mjaftueshëm për të gjithë. Institucionet punojnë me përkushtim në ballafaqimin me koronavirusin dhe natyrisht në përpjekjet e tyre përfshihet edhe imunizimi i popullatës me vaksinë dhe përdorimi i të gjitha burimeve të mundshme në dispozicion të tyre për të normalizuar jetën, për të normalizuar sistemin dhe për të dalë nga kjo krizë sa më shpejt.

Leave a Reply

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap