KUFIZIMET PËR SHKAK TË PANDEMISË NË GJERMANI, MUND TË VAZHDOJNË EDHE NË JANAR

BERLIN (Reuters) – Gjermania ka shumë të ngjarë që do të duhet t’i përmbahet masave kufizuese për shkak të pandemisë edhe në janar, konsideron kancelarja Angela Merkel.

“Duke pasur parasysh numrin e infeksioneve, supozojmë se masat që u futën para Krishtlindjeve do të vazhdojnë të zbatohen edhe në fillim të janarit në pjesën më të madhe të Gjermanisë. Për fat të keq, nuk mund të premtojmë se do të ketë lehtësim të masave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri”, deklaroi Merkel para parlamentit.

Kancelarja dhe përfaqësuesit e 16 qeverive provinciale ranë dakord të vazhdojnë karantinën e pjesshme deri në fund të vitit, por Merkel paralajmëroi se ka shumë të ngjarë që masat kufizuese të mbesin në fuqi edhe vitin e ardhshëm. Sipas saj, rritja e numrit të të infektuarve është akoma shumë i madh, por edhe numri i rasteve të vdekjeve është arsye për shqetësim. Ajo gjithashtu njoftoi se vaksinat ka gjasa të mbërrijnë para Krishtlindjeve.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap