GJERMANIA AKTIVIZOI APLIKACIONIN PËR NDJEKJEN E KOVID-19 PËRMES TELEFONAVE TË MENÇUR

BERLIN (Reuters) – Gjermania u përpoq të nxisë publikun të martën 16.06.2020 në mënyrë që të shkarkojnë aplikacionin e ri për paralajmërim të hershëm përmes telefonave të mençur. Aplikacioni synon të ndihmojë në prishjen e zinxhirit të infeksioneve me koronavirus. Bëhet fjalë për një nga disa aplikacione të tilla në të gjithë Evropën, për të cilat qeveritë shpresojnë se do të ringjallë udhëtimin dhe turizmin. Aplikacioni është në dispozicion për instalim dhe përdorim.

 

Aplikacioni i ri do të përdorë opsionin Bluetooth, me ndihmën e të cilit pajisjet telefonike do të jenë në gjendje të shkëmbejnë të dhëna, por të dhënat do të kodohen, ndërsa pas dy javësh ato do të fshihen automatikisht.

 

Gjermania po ndjek vendet evropiane si Italia, Polonia dhe Zvicra për përdorimin e aplikacionit, të cilat mbrojnë privatësinë me ruajtjen e fjalëkalimeve. Aplikacioni gjerman nuk do t’i lokalizojë përdoruesit. Do t’i njohë vetëm cilët përdorues të tjerë janë në afërsi.

“Kushdo që shkarkon aplikacionin dhe kushdo që inkurajon miqtë ta bëjnë këtë, bën një ndryshim”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Jens Span.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap