STEROIDI DEKSAMETAZON ËSHTË ILAÇI I PARË QË ZVOGËLON VDEKSHMËRINË NGA KOVID-19

LONDËR (Reuters) – Një steroid i lirë dhe i përdorur gjerësisht i quajtur dexamethasone (deksametazon) është ndoshta ilaçi i parë që mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve që janë të sëmurë rëndë me KOVID-19. Shkencëtarët besojnë se ky është një “hap i madh përpara” në pandeminë koronavirus.

 

Rezultatet e studimit të publikuara të martën 16.06.2020 tregojnë se deksametazoni, i cili përdoret për të zvogëluar inflamacionin në sëmundje të tjera si artriti, ka kontribuar në uljen e nivelit për rreth një të tretës të vdekshmërisë te pacientët më të rënd të sëmurë me KOVID-19, të cilët ishin të shtruar në spital.

 

Rezultatet preliminare sugjerojnë që ilaçi duhet të bëhet menjëherë pjesë e kujdesit standard për pacientët të cilët janë raste të rënda, si rezultat i koronavirusit, konsiderojnë hulumtuesit që kryenin studimin. Hulumtuesit zbuluan se do të punojnë në publikimin e detajeve të plota të studimit sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa disa shkencëtarë kanë theksuar se duan vetë t’i shikojnë provat.

Sipas shkencëtarëve, kurimi me doza të vogla të steroideve ka treguar rezultate të mira në luftën kundër virusit vdekjeprurës. Ai ka ulur rrezikun e vdekjes te një e treta e pacientëve të vendosur në ventilim mekanik, ndërsa te pacientët me mbështetje të oksigjenit, ka reduktuar rastet e vdekjeve për një të pestën.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap