GJERMANIA DHA PAJTUESHMËRI PËR TESTIMIN E VAKSINËS PËR KORONAVIRUSIN TE NJERËZIT

BERLIN (Njujork Tajms) – Gjermania u dakordua për hulumtimin e vaksinave potenciale kundër koronavirusit te njerëzit. Hulumtimin do ta kryejë gjigandi bioteknologjik „BioNtek“. Testim i këtillë është planifikuar edhe në SHBA, pasi që të sigurohet pajtueshmëri për testimin e vaksinës te njerëzit.

„Hulumtimi në fillim do të përfshijë 200 persona të shëndoshë, përderisa në fazën e dytë do të përfshihen dhe subjekte me rrezik më të madh për infektim“- zbuloi regullatorja gjermane për vaksinim „Poll Erlih Institut“.

Kina në mars filloi me testimin e vaksinës te njerëzit. Fillimisht për teste njerëzore, u miratuan dy vaksina eksperimentale të ndryshme. Hulumtimet e tyre i kryen njësia e Sinovac Biotek dhe Instituti për prodhime biologjike nga Vuhani. Pos këtyre, Kina në mars dha dritë të gjelbërt edhe për një hulumtim klinik për kandidat për vaksina, i cili është zhvilluar nga Akademia për shkenca mjekësore ushtarake dhe kompania bioteknologjike  CanSino Bio.

 

Burim: The New York Times

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap