MBRETËRIA E BASHKUAR PREJ SOT DO TË FILLOJË ME TESTIMIN E VAKSINËS PËR VIRUSIN KORONA

Londër (Euronews) – Mbretëria e Bashkuar do të fillojë me testimin e vaksinës së mundshme për virusin Korona tek njerëzit.

Informatën e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë Met Henkok.Sipas tij, vaksina është zhvilluar në Universitetin e Oksfordit, dhe pritet të ketë sukses prej 80%.

Testimi i vaksinave duhet të fillojë sot. Ministri anglez i shëndetësisë në konferencën për media ka theksuar se në kushte normale, testimi i vaksinës do të priste fazat e të gjithë procedurës, që do të zgjasnin disa vite.

Në botë për momentin mbi 30 kompani po garojnë për të zhvilluar vaksinë për virusin Korona, nga i cili tashmë kanë humbur jetën mijëra njerëz. Disa shkencëtarë anembanë botës, në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ana e Organizatës botërore të shëndetësisë, kanë zbuluar se po punojnë në gjetjen e vaksinës, por se procesi mund të zgjasë.

 

Burimi: Euronews.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap