LABORATORIA SEKRETE DHE XHORXH SOROS: DEZIONFORMATË PËR KOVID – 19 NË VENDET LINDORE PARTNERE TË BE-SË

Ashtu siç Kovid-19 u përhap nëpër fqinjësinë lindore të BE-së, e njëjta ndodhi dhe me teoritë e konspiracionit, lajmet e rreme dhe dezinformatat. Për mediat pro-Kremlinase, pandemia ofron mundësi të rreja për të përforcuar narracionet ekzistuese për dezifnormata dhe të shpiken të rreja.

 

Burimet e dezinformatave të cilat kanë orientim pro-Kremlinas, me vite përdorin narracionin e rremë për laboratori ushtarake sekrete të sponzoruara nga Perëndimi „në fqinjësinë e Rusisë“. Prej tyre, më mbresëlënës është rasti me laboratorinë Llugar në Tblisi (Gjeorgji), të cilën mediat pro-Kremlinase gjatë kohë përpiqeshin ta prezantojnë si ent për zhvillim të armëve biologjike  nga ana e SHBA-ve dhe krime të tjera të shpikura. Kur filloi shfaqja e koronavirusit, laboratoria Llugar shërbente si shembull i përsosur për dezinformatë. Me të vërtetë, shembulli i parë i dezinformatës pro-Kremlinase për koronavirusin i arkivuar në databazën e EUvsDisinfo, më 22 janar të vitit 2020, përhap po të njëjtin narracion të njohur mirë, duke i thënë publikut Bellorus se virusi i rri kinez me shumë gjasa është krijuar në bio-laboratorinë e NATO-s. Armenët gjithashtu kanë dëgjuar se laboratoritë e financuara nga Pentagoni kanë qënë të përfshira në krijim e Kovid-19.

 

Shumë shpejt pas kësaj, këtij narracioni i’u shtuan më shumë mesazhe për dezinformim: REN TV, një nga stacionet televizive më të mëdha në Rusi, pretendon se koronavirusi u ka shërbyer interesave amerikane, sepse laboratoritë amerikane punojnë jo vetëm rreth Rusisë, por edhe në vendet aziatike. RT Arabia shtoi se SHBA-të kanë 25 laboratori të rrezikshme rreth Rusisë, Kinës dhe Iranit. Gjatë disa muajve, mediat pro-Kremlinase pretendonin se laboratori sekrete po shfaqen në mbarë botën: përfshirë dhe shtetet Baltike dhe Indonezinë, dhe gjithësesi në fqinjësinë lindore të BE-së.

 

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap