OBSH THEKSON SE PANDEMIA VAZHDON TË RRITET, DUKE KËRKUAR KUJDES NGA SHTETET

GJENEVA (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të hënën 08.06.2020, u bëri thirrje shteteve që të vazhdojnë me përpjekjet për menaxhim të koronavirusit, duke theksuar se pandemia është përkeqësuar në nivel global dhe akoma nuk ka arritur kulmin e saj në Amerikën Qendrore.

 

“Mbi 136.000 raste janë raportuar në nivel global të dielën, që është numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani,” ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejzus.

 

Rajan ka deklaruar se infeksionet në vendet e Amerikës Qendrore, përfshirë edhe Guatemalën, janë akoma në rritje dhe se ato janë epidemi “komplekse”.

 

“Mendoj se kjo është kohë e një shqetësimi të madh,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për udhëheqje të fortë të qeverisë dhe mbështetje ndërkombëtare për rajonin.

 

Brazili tani është një nga vatrat e pandemisë, me numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara, pas SHBA-së, ndërsa numri i rasteve të vdekjes javën e kaluar i tejkaloi të dhënat italiane.

 

Burim: Reuters.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap