PANDEMIA E KORONAVIRUSIT PO NGADALËSON PROGRESIN KUNDËR HIV NË AFRIKË

Tags: AfricaCoronavirusHIV
By Dhjetor 4, 2020 Retrieved

Shkalla e infektimit me HIV është në rënie në shumë vende afrikane, ndërsa barnat efektive po rrisin jetëgjatësinë e pacientëve. Por, pandemia e koronavirusit shkaktoi një dështim në luftën kundër AIDS-it.

Që nga shpërthimi i pandemisë, më shumë se gjysma e njerëzve nën kujdesin e Gilbert Tene kanë ndërprerë kontrollet e rregullta, deklaroi për DW mjeku që punon me pacientët me AIDS në Shërbimin Shëndetësor Baptist të Kamerunit. “Pacientët nuk duan të vijnë në spital”, deklaroi Tene për Deutsche Welle. “Është e nevojshme që këto pacientë në spital të vazhdojnë me këshillimin, t’u sigurojmë atyre ilaçe dhe t’u mundësojmë çdo lloj mbështetjeje tjetër“, thotë ai.

Njerëzit pozitiv me HIV që kanë akses në ilaçet e duhura mund të jetojnë me dekada pa zhvilluar AIDS. Përjashtimi i këtyre ilaçeve, megjithatë, mund të jetë fatale. Mjekja nga Afrika e Jugut, Zolelva Sifumba, ka deklaruar se ajo ka qenë dëshmitare e tragjedive të këtilla çdo ditë. “Anëtarët e komunitetit vdesin në spitale, duke lënë të tjerët të kenë frikë të kërkojnë ndihmë mjekësore” thotë Sifumba.

Kjo është edhe më e theksuar në vendet që kohët e fundit kanë bërë përparim të madh në luftën kundër HIV. Në vitin 2018, Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS) njoftoi se numri i infeksioneve të reja në rajonin e Afrikës së Lindjes dhe Jugut është ulur për 30% nga viti 2010 deri në vitin 2017.

 

Burim: Deutsche Welle

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap