VAKSINA E PFIZER ËSHTË MIRATUAR PËR PËRDORIM JAVËN E ARDHSHME NË BRITANI

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën për koronavirus Pfizer të BioNtech për përdorim të gjerë.

Rregullatori britanik, MHRA, beson se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Kovid- 19, është e sigurt për përdorim javën e ardhshme.

Imunizimet mund të fillojnë për disa ditë, për njerëzit që kanë më së shumti nevojë. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza – të mjaftueshme për t’u vaksinuar 20 milion njerëz.

Rreth 10 milion doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, së bashku me 800.000 vaksinat e para që do të mbërrijnë në Britani të Madhe në ditët në vijim.

Kjo është vaksina më e shpejtë deri më tani, nga ideja në realitet, duhen vetëm 10 muaj për të ndjekur të njëjtat hapa zhvillimi që zakonisht zgjasin një dekadë.

Sekretari i shëndetësisë Met Henkok shkroi në Twitter: “Ndihma po vjen”

 

Burim: BBC

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap