PEKINI PËRSËRI NËN KUFIZIME PAS KTHIMIT TË KORONAVIRUSIT

Tags: BeijingChinaCOVID-19
By Qershor 16, 2020 Corona, Other

PEKIN (Reuters) – Autoritetet në kryeqytetin kinez kanë riaktivizuar masat kufizuese në zona të caktuara. Pikat e kontrollit, shkollat ​​e mbyllura dhe udhëzimet e reja të testimit të koronavirusit janë pjesë e masave të marra, pas ngjarjeve të papritura në tregun më të madh të ushqimit me shumicë në Azi, të hënën 15.06.2020.

Pas pothuajse dy muaj pa raste të reja të infeksionit, autoritetet e Pekinit kanë regjistruar 79 raste të reja gjatë katër ditët e kaluara. Kjo shifër është më e larta në qytet që nga muaji shkurt.

 

Koronavirusi përsëri ka goditur Pekinin, selinë e shumë korporatave të mëdha, gjë që kontribuoi në valët e pasigurisë, në kohën kur Kina po përpiqet të ballafaqohet me sfidat ekonomike si rezultat i KOVID-19.

 

Ështl verifikuar se burimi i infeksionit është tregu më i madh i ushqimit me shumicë në Azi, madhësia e të cilit mbulon një sipërfaqe prej rreth 160 fushave të futbollit, që është 20 herë më shumë sesa tregu i frutave të detit në Wuhan, aty ku ka filluar përhapja e pandemisë së koronavirusit.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap