PRESIDENTI I BRAZILIT, I CILI KA REFUZUAR TË MBAJË MASKË, REZULTON POZITIV NË KORONAVIRUS

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka testuar pozitiv në koronavirus. Ai në disa raste, në mënyrë kritike ka komentuar për, sipas tij, “gripin e vogël”, duke thënë se nuk do të preket seriozisht. Ai kundërshtoi kufizimet, sepse sipas tij, ato do ta dëmtojnë ekonominë.

 

Rezultatet e tij të testit janë pozitive, pas katër testeve, pasi ai zhvilloi simptoma, përfshirë edhe temperaturë të lartë. Në deklaratën e tij, ai të martën 07.07.2020, në një intervistë televizive, zbuloi se ishte pozitiv. Sipas deklaratës së tij, temperatura i kishte rënë, ndërsa ai është ndjerë mirë. Simptomat i ka ndjerë të dielën, kishte patur kollë dhe temperaturë të lartë.

 

Bolsonaro kryesisht ka refuzuar të mbajë maskë në publik.

Brazili, me 1.6 milion të infektuar dhe 65.000 të vdekur është vendi i dytë më i prekur në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Burim: BBC.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap