QIPROJA DO TË MBULOJË SHPENZIMET E TURISTËVE QË DO TË INFEKTOHEN GJATË PUSHIMEVE

Qiproja ka premtuar të mbulojë shpenzimet e pushimit për këdo, testi i të cilit është pozitiv për virusin pas udhëtimit atje.

 

Në letrën e publikuar më 27.05.2020, qeveria ka kumtuar se do të paguaj për akomodimin, ilaçet dhe ushqimin për pacientët dhe familjet e tyre. Turistët do të duhet të mbajnë vetëm koston e fluturimit të tyre.

 

Kjo është pjesë e një pakete masash që kanë për qëllim tërheqjen e vizitorëve në ishullin, i cili ka raportuar disa raste. Sipas të dhënave të Universitetit „Johns Hopkins“, vendi ka konfirmuar 939 infeksione dhe 17 vdekje.

 

Turizmi zinte rreth 15% të PBB-së së vendit vitin e kaluar, kështu që qeveria po përpiqet t’i kthejë vizitorët sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Qiproja planifikon të hapë aeroportet e saj në 9 qershor, për numër të madh vendesh që konsiderohen me rrezik të ulët, përfshirë Gjermaninë, Greqinë, Izraelin dhe Maltën.

 

Burim: BBC.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap