RRETH 64% E BRITANIKËVE MBËSHTESIN SHPËTIMIN E JETËS KUNDREJT VENDEVE TË PUNËS DHE EKZISTENCËS

Tags: BMGCOVID-19Great Britain
By Prill 13, 2020 Prill 17th, 2020 Corona, Other, Retrieved

Publiku britanik mbështet masat kufizuese dhe do të pranojë masa edhe më rigoroze të izolimit nëse ekspertët mendojnë se këto masa janë të nevojshme për të mposhtur koronavirusin. Rezultatet e një hulumtimi të opinionit publik e realizuar nga “BMG” për gazetën The Independent tregojnë se votuesit e Mbretërinë së Bashkuar janë të gatshëm t’i shohin parqet e mbyllura, si dhe masa më të rrepta në lidhje me udhëtimin e punëtorëve në punët e tyre në të ashtuquajturat biznese jo thelbësore të cilat nuk janë të domosdoshme. Ata gjithashtu do të mbështesin zgjatjen e kufizimeve deri në fillim të korrikut.

 

Sidoqoftë, nëse masat për qëndrim në shtëpi dhe shmangia e kontakteve sociale zgjat “deri në thellësi të verës ” siç është gushti, madje 41% e kanë përshkruar këtë si të paarsyeshme, ndërsa zgjatjen e këtyre masave deri në shtator 48% e të anketuarve e kanë konsideruar si të paarsyeshme. Madje, një nga tetë të anketuar (12%) kanë deklaruar se zgjatja e masave të rrepta të distancës sociale duhet të jetë aktive deri në fillim të vitit 2021.

 

Në përgjithësi, të anketuarit mbështesin qeverinë dhe masat e saj me 57%, duke thënë se administrata Boris Xhonson e menaxhoi mirë koronavirusin, kundrejt 26% të të anketuarve që thanë se administrata po e menaxhonte keq.

 

Një përqindje prej 64% vendimtare kanë deklaruar se dhënia e përparësisë nga Qeveria për shpëtim të jetës njerëzore edhe nëse është me koston e shkurtimeve të vendeve të punës dhe ekzistencës është pozitive në krahasim me vetëm 19% të cilët si prioritet kryesor të Qeverisë e potencuan kursimin e ekonomisë dhe vendeve të punës.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

 

Burim: The Independent

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap