SHEFI I OSHB: TËRHEQJA E PARAKOSHME E IZOLIMIT MUND TË KTHEJË VDEKJEN NGA KORONAVIRUSI

Tags: COVID-19Tedros GeberisiusWHO
By Prill 11, 2020 Prill 17th, 2020 Corona, Other, Retrieved

Tedros Geberisius paralajmëroi se “kthimi i parakohshëm në normalemund të jetë njëlloj vdekjeprurës nëse nuk menaxhohet në mënyrë adekuate.

 

Tërheqja e përshpejtuar e masave për distancim social mund të shkaktojë përsëri goditje vdekjeprurëse nga COVID-19, paralajmëroi të premten (10.04.2020) shefi i Organizatës Shëndetësore Botërore.

Duke konstatuar se disa shtete veçmë kanë filluar tranzicionin nga masat restriktive drejt lejimit të lëvizjes, drejtori gjeneral i OSHB, Tedros Geberisius paralajmëroi se “përderisa nuk menaxhohet në mënyrë adekuate zvogëlimi i restrikcioneve mund të shkaktojë vdekje njësoj si në periudhën më të keqe të shfaqjes së sëmundjes.“

Tedros nuk përmendi asnjë shtet konkret. Gjithësesi vërrejtet e tij të dhëna në konferencën për media u nxitën pasi që disa vende antare të BE-së, si Austria, Danimarka dhe Çekia, shpallën plane konkrete për tërheqjen e masave restriktive.

Komisioni Europian pas reagimit nga ana e disa antarëve duhej të ngadalësojë planin e vet për tërheqjen e restrikcioneve, duke theksuar se i njëjti nuk duhet përshpejtuar.

Në konferencën për shtyp Tedros publikoi 6 kushte të cilat duhet të përmbushem për të ardhur deri te zvogëlimi i masave restriktive. Mes tyre qëndron dhe transmetimi i virusit të vihet nën kontroll shoqëruar me numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor për luftë kundër të njëjtit. Rreziqet për eksplozim të përsëritur të virusit në institucionet për mbrojtje shëndetësore siç janë spitalet të jenë të minimizuara dhe të vendosen masa serioze preventive në të ashtuquajturat “lokacione të ndjeshme“ siç janë shkollat. Shtetet gjithashtu duhet të kenë strategji për të menaxhuar me virusin nëse përsëri shfaqet, theksoi Tedros, duke u bërë thirrje bashkësive të “jenë tërësisht të vetëdijshme dhe të kushtuara në tranzicionin nga restrikcionet drejt funksionimit normal.“

 

Tërësisht e ndërmarrë nga: politico.eu

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap