SHKALLA E PËRHAPJES SË KORONAVIRUSIT6 NË GJERMANI U RRIT NË 2,88

Tags: COVID-19Germany
By Qershor 22, 2020 Corona, Other

FRANKFURT (Reuters) – Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani u rrit në 2,88 të dielën, 21.06.2020, që është rritje prej 1,79, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik “Robert Koch”(RKI). Kjo do të thotë që përhapja është mbi nivelin që mund të kontrollohet në një periudhe më të gjatë kohore.

Shkalla e riprodhimit, ose “R”, prej 2,88 do të thotë që nga 100 persona të infektuar me virus, 288 të tjerë do të infektohen. Për t’u parandaluar përhapja e virusit, nevojitet shkalla më e vogël se një.

Numri, i cili shënon rritje të ndjeshme nga 1,06 të premten 19.06.2020, bazohet në të dhënat mesatare 4-ditore nga RKI, ndërsa i pasqyrojnë shkallët e infeksionit prej një deri në dy javë më parë.

 

RKI njofton se është vërejtur paraqitje e epidemisë në shtëpi pleqsh dhe spitale, institucione për azilkërkues dhe refugjatë, në fabrikat e përpunimit të mishit dhe ndërmarrjet logjistike, midis punonjësve të korrjeve sezonale, por edhe për shkak të ngjarjeve fetare dhe tubimeve familjare.

 

Mesatarja javore tregon se shkalla e riprodhimit është rritur në 2,03, sipas statistikave të RKI nga e diela 21.06.2020.

Gjithsej, janë raportuar 189.822 raste të konfirmuara nga laboratori me KOVID-19 dhe 8.882 raste vdekjeje si rezultat i KOVID-19, sipas RKI.

 

Burim: Reuters

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap