KATALONJA ME URDHËR TË RREPTË PËR MBAJTJE TË MASKAVE NË ÇDO SITUATË

Rajoni spanjoll i Katalonjës është bërë i pari që ka zgjeruar direktivën kombëtare për mbajtjen e maskave ​​në publik, si një opsion të detyrueshëm për të gjitha distancat. Zyrtarët thonë se kjo masë është rezultat i jodisiplinës përsa i përket mbajtjes së maskave.

 

Urdhëri për mbajtjen e detyrueshme të maskave hyri në fuqi në rajonin verilindor të Katalonjës në Spanjë të enjten, 09.07.2020. Kushdo që nuk i bindet urdhërit, do të dënohet me gjobë prej 100 euro (113 dollarë).

 

Urdhëri u dha të mërkurën, katër ditë pasi më shumë se 200.000 persona në zonën Segria u karantinuan, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

 

Maskat janë të detyrueshme në gjithë territorin e Spanjës në hapësira të përbashkëta dhe të hapura, si dhe kur nuk mund të mbahet distanca fizike prej 1.5 metrash. Katalonja është rajoni i parë ku mbajtja e maskave është e detyrueshme në të gjitha situatat, pavarësisht nga distanca.

 

Burim: DW.com

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap