THE SAKER – LOJALITETI I VERBËR – PREZANTUAR SI MBURRJE

The Saker of the Vineyard është blog i një oficeri të penzionuar nga Kryqi i kuq i Zvicrës, i cili jeton në Floridë dhe mbron Rusinë nga pernadoria enigmatike. Saker u bë franshizë për rrjet ndërkombëtar të mbledhjeve pro-Kremlinase, me filiale në Gjermani, Itali, Amerikën Latine dhe Rusi. Saker është një lloj sokoli, endemik në vendet e Euroazistë. Emri i blogut është anagram i emrit të blogerit.

Saker i lidh grupet nacionaliste ruse dhe vendet me grupet veriore amerikane antisemitike; për shembull komunistët rusë me aktivistë djathtistë francezë dhe italianë, ose krishterët me dhunuesit agresivë. Kjo është franshizë e suksesshme në botën e dezinformatave.

Çka është Saker? Të fillojmë me verzionin origjinal të faqes në gjuhën angleze. Është regjistruar në Islandë. Blogu filloi si faqe modeste në Blogspot në vitin 2007 dhe ngadalë u zhvillua në brend ndërkombëtar. Shënimi në faqe thotë „Ndaloni luftën e Perandorisë kundër Rusisë“. Autori përshkruan veten me këto fjalë: „Mosrespektimi i dogmave dhe normave sociale, kundërshton dhe mburret ndaj autoritetit, rebel dhe agresiv nga natyra, thellë kontradiktor, liberal.“

Saker tingëllon me të vërtetë si njeri impresiv; me integritet. „Kundërshtar ndaj autoritetit“. Bobo. Kush nuk do të donte të jetë si Saker? Vetëm se, mburrja e tij, fatkeqësisht është e njëanshme. Ai me përkushtim dakordohet në gjithçka që thotë Kremlini. Si për shembull se Nacistët menaxhojnë me Ukrainën, ose se shtetet Baltike janë agresive, ose se Rusia çon paqe në Siri. Praktikisht, çka do që thotë Kremlini, përsëritet, lojalisht, nga ana e Saker: MH17, Skripal – madje dhe narracioni për Eurovizionin shpjegohet në stilin e Kremlinit.

 

Perandoria e së keqes

Armiku i vërtetë i Saker është „Perandoria“. Shënimi në blogun e Saker thotë „Ndaloni luftën e Perandorisë kundër Rusisë“. Kjo nuk është cila do qoftë perandori – por perandoria anglo-zioniste. Saker detalisht shpjegon: „Perandoria e SHBA-ve menaxhohet nga ana 1%(ose më pak) elitë e cila mund të quhet „shtet i thellë“ e cila përbëhet nga dy grupe kryesore: Anglezët dhe Hebrenjtë. Këto dy grupe në shumë mënyra janë armiqësorë njëri ndaj tjetrit (njësoj si SS dhe SA ose Trockistët dhe Stalinistët), por ata kanë disa gjëra të përbashkëta; 1) pikëpamje raciste drejt pjesës tjetër të njerëzimit 2) ideologji mesianike 3) afinitet për dhunë 4 ) opsesion me para dhe dëshirë si dhe me fuqinë e saj për të prishur. Ata bashkëpunojnë thuajse gjithë kohës.“

Saker ka përgjigje të pregatitur për të gjithë që sugjerojnë se pretendimi i lartëpërmendur është racist dhe antisemitik, me çka thotë: „Mu bë vonë“.

Të gjithë artikullin mund ta gjeni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

Ова е архива на старата F2N2. Новата верзија е достапна на: f2n2.mk

Share via
Copy link
Powered by Social Snap